Vijon operacioni policor i koduar “Faza e parë” në Malësi të Madhe, ku është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe kanë kapur dhe ndaluar shtetasin B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë.
Sipas policisë, ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar më 7 prill 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari dyshohet të ketë kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në platforma polistiroli, brenda një magazine në pronësi të tij. Këto bimë u zbuluan dhe u asgjësuan nga policia më 30 mars 2026.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Shkodrës për vijimin e veprimeve ligjore.
