Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike, në fshatin Jeran, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:
-A. H., 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
