Një 44-vjeçar kosovar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim për grup kriminal për llogari të Francës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. R, banues në Doberçan. 44-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Francës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Pas ndalimit të tij në Morinë, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb