Një 53-vjeçar është arrestuar nga blutë e Fierit pasi rezulton se ishte i shpallur në kërkim.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit, ndaj 53-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë ‘’Arrest në burg’’.

Shtetasi E. V., 53 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, akuzohet për plagosje e rëndë me dashje.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. V., 53 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: