Tre persona që ishin në kërkim për veprën penale të grabitjes, janë ndaluar nga Policia e Durrësit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin në kërkim A. N., 23 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasit në kërkim J. M., 45 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, banues në Gjermani, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një dyqan në Tiranë, kanë vjedhur një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb