Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Mirditë, pas rreth dy vitesh. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bëjnë me dije se aksioni u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale.

I ndaluari është shtetasi me inicialet J. M., 35 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë. Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se gjatë vitit 2024, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka kultivuar në fshatin Batrë 374 bimë narkotike Cannabis Sativa. Bimët u zbuluan dhe u asgjësuan nga shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit të koduar “Seven”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: