Një aksion nga forcat RENEA është duke u zhvilluar në Tiranë për kapjen e disa personave që janë në kërkim dhe konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, i cili raporton se dy persona janë shoqëruar. Aksioni vjen edhe pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend së fundmi.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksion blic, si dhe identiteti i personave të shoqëruar në polici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb