Sfida e shumë pritur Skënderbeu-Kukësi i dhurojë futbollit shqiptare një kartolinë fantastike. Një nivel i pëlqyeshëm në fushe, por mbi të gjitha një show i vërtetë në shkallët e stadiumit. Ishte thuajse e pamundur të gjeje një vend bosh për të ndjekur live duelin ndërmjet kampionëve dhe nën kampionëve. Vigjilja e kësaj sfide ngjante me një “vullkan” që nga momenti në moment pritej të shpërthente. Dueli në distancë i presidenteve Gjici-Takaj, çështja Olainka, apo dëshira për “hakmarrje” e “ishëve” si Progni apo Peijç kaloi në plan të dytë, pasi gjithçka si në fushë dhe në shkallët e stadiumit ishte “Fair Play”. Vetëm një sfidë e tillë mund ti afrohej disi derbit të famshëm Tirana-Partizani, duke vërtetuar se futboll ka dhe përtej kryeqytetit.
(e.shkambi/BalkanWeb)
