Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisioneren e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se në asnjë vend të BE nuk ndodh që njerëzit të pezullohen nga gjykata, duke iu referuar masës së GJKKO për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Po ashtu ai u ndal dhe te rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas tij u mor nga zyra e tij dhe u çua në qeli, pa gjyq.

Rama: Për ta mbyllur, do të them diçka në parim. U soll këtu BE si një pikë referimi, për çfarë duhet të ndodhi nga pikëpamja politike. Nuk ka një qëndrim nga BE. Nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet. Është unike në historinë e Europës kjo duke qenë të zgjedhur. Nuk bëhet që kryetarët e bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg, pa gjyq, dhe të mbahen në paraburgim për muaj të tërë. Nuk bën vaki

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb