Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Bashkisë së Përrenjasit, ku ka prezantuar kandidaten Suzana Topi.

Meta tha se ka besim se në zgjedhjet e 14 majit do të dalin fitues, ndërsa shtoi se kandidatë që janë propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, janë me integritet dhe personalitete të shquara.

Sipas tij, nga ana tjetër Partia Socialist një pjesë të kryebashkiakëve të saj i ka të arrestuar ose të hetuar për korrupsion.

“Kandidatja jonë, me integritetin dhe përgjegjshmërinë e saj do të bëjë më të mirën për Bashkinë e Përrenjasit. Është kënaqësi të jemi këtu edhe me kryetarin e PD, por dhe udhëheqin listën tonë për bashkinë e Përrenjasit, këshillin bashkiak.

Fakti që ky koalicion ka një listë të këshillit bashkiak, është favorizues për të arritur një shumicë bindëse.

Skandali më i madh i Rilindjes është që edhe kur Rama e dinte që do i bënte zgjedhjet pa opozitën, në vend që të zgjidhte nga njerëzit më të shquar që kishte PS, ju e dini se çfarë zgjodhi. Gati 1/3  e kryeartëve që emëroi ai, o s’janë më në zyrë, o janë në kërkim ndërkombëtarë, o janë të thirrur për korrupsion… skandalet e tyre s’kanë të sosur. Vetëm në Vorë janë ndërruar 5 kryebashkiakë, e kanë shkatërruar këtë bashki.

Pastaj këto punët e ujësjellësve ju e dini sesi kanë përfunduar. Modelet tona këto janë, është Zana në Përrenjas, është Luçiano Boçi në Elbasan, Igli Carën në Durrës, Belind Këlliçin në Tiranë…”, tha Meta.

Meta tha se po ikin njerëzit, se nuk ka qëllim qeveria t’i mbajë apo të zhvillojë vendin.

“Në krye është një pakicë uzurpatore. Janë këta mjaftistat. Ndaj është i frikësuar nga zgjedhjet dhe i bëri gjithë këto lojëra, jo përçarje. Ai do marrë mësimin më të mirë dhe nga kjo lojë që po bën me administratën. Të gjithë drejt 14 majit të ndëshkojmë me votë këtë pakicë uzurpatore.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb