Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” duke komplimentuar vajzat nga Kosova, u ka treguar  të rinjve sipërmarrës të ftuar, një histori nga e shkuara e tij, kur sic tregoi shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe për të udhëtuar.

Teksa ka komplimentuar Veronën në studio, Rama tha se vajzat e vetme të bukura në Londër, ishin ato nga Kosova.

“Në Londër kam një histori shumë të lezetshme se ishin fillimet e viteve ‘90 dhe unë doja të shikoja botën. Mundësitë ishin të kufizuara, shisja ndonjë pikturë sa për të blerë ndonjë biletë avioni pastaj shkoja.

Duke hipur në shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim ‘shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur, se vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend”, kur m’u kthye me një zë të trashë e më tha: Shuj bre se jam nga Prishtina”, tha Rama.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb