SHKUP – Instituti për Shëndet Publik njoftoi se janë regjistruar 6 raste me COVID-19 deri më 12 janar, përkatësisht dy në Kumanovë e Strumicë dhe nga një në Shkup dhe Kërçovë.

Nga ISHP bëjnë të ditur se pacientët me COVID-19 janë të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa njëri është i moshës nga 40-49. Gjatë vitit 2025 deri më 12 janar janë konstatuar 11 të sëmurë me virusin COVID.

Gjithashtu, nga ISHP sqarojnë se edhe pse numri nga COVID-19 është i vogël, duke pasur parasysh se tani është periudha e shpërndarjes së viruseve respiratore, ka rrezik për përhapje të Sar-cov-2.

“Rekomandohet respektimi masave për parandalim të COVID-19 dhe sëmundjeve tjera respiratore. Vaksinimi mbetet si masë preventive”, thonë nga ISHP.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb