Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërrin në ambientet e Prokurorinë e Posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Jashtë ambienteve të SPAK ai u prit nga mbështetësit e PD.

Ish-kryeministri akuzohet për veprën penale të korrupsionit të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Më 3 janar të  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili  u lirua më 27 nëntor 2024 nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të shkallës së parë, vendimmarrje kjo që  u rrëzua më pas nga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb