Errol Musk mori pjesë në Forumin e së Ardhmes 2050, një aktivitet i organizuar nga një manjat konservator ortodoks dhe një ideolog ultranacionalist. Duke vënë në krahasim ‘vlerat ruse’ me ‘konfuzionin moral’ të Perëndimit, ai e atribuoi përplasjen e të birit me Donald Trump ‘stresit’ dhe lodhjes.

Babai i Elon Musk shkoi në Moskë për të folur për të ardhmen. Si i ftuar nderi në një forum të organizuar nga figura ruse të njohura për konservatorizmin dhe patriotizmin ortodoks. 79-vjeçari Errol Musk foli para një audience të zgjedhur të martën, më 10 qershor. Tema e gjerë i lejoi biznesmenit të Afrikës së Jugut të ndante disa fjalë të zakonshme mbi tema të ndryshme. Gjatë rrugës, ai ofroi një informacion të vërtetë ose të imagjinuar rreth origjinës së papritur të SpaceX dhe sipërmarrjeve hapësinore të të birit. “[Elon] ishte në Rusi, duke u përpjekur të blinte një raketë në Rusi, ku, siç e dimë të gjithë, prodhoheshin raketat më të mira. Ata nuk i dhanë një raketë, menduan se po bënte shaka”, tha ai duke qeshur.

Qëllimi i kësaj konference të pazakontë ishte po aq madhështore sa titulli i saj: “Forumi i së Ardhmes 2050”. U organizua dhe u financua nga manjati konservator Konstantin Malofeev dhe ideologu ultranacionalist Alexander Dugin. Malofeev zotëron Tsargrad, një kanal televiziv ortodoks që promovon vlerat tradicionale ruse, duke i kundërshtuar ato  që i sheh si rënie perëndimore. Dugin është autor i disa eseve që lëvdojnë imperializmin rus dhe ekspansionizmin ushtarak. Të dy burrat – të njohur për ndikimin e tyre brenda Kremlinit dhe nën sanksionet perëndimore – ftuan gjithashtu teoricienin amerikan të konspiracionit Alex Jones dhe figurën politike populiste britanike George Galloway.

Le Monde

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: