Në një prononcim per mediat gazetari Igli Çelmeta ka deklaruar se televizioni News24 do të vazhdojë misionin e tij si media dhe se gjithmonë ka qënë transparente.
Ai shtoi se televizioni ka qënë gjithmonë në krah të qytetarëve dhe se do ta fitojnë betejën duke qënë të bashkuar.
“Është dita e dytë që ne jemi në televizionin tonë dhe shikojmë derën mbyllur, por nuk na kanë mbyllur fjalën dhe misionin tonë si media. News24 gjithmonë ka qënë transparentë me publikun. Sot është ditë e diel, dhe ne nuk jemi ndaluar asnjëhere për t’i sjellur publikut lajmin e fundit.Ne jemi të bashkuar si një familje dhe do vazhdojmë misionin tonë si gjithmonë përballë publikut’’, u shpreh ai
(BalkanWeb)
