Dyshimet se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë në një romancë sa vijnë dhe po shtohen, pasi dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë fundjavës.
Dyshja u fotografuan duke dalë për darkë në Cipriani në New York City.

Çifti i “trembur” nga kamera – të cilëve iu bashkua miku i DiCaprios, Vivi Nevo – u përpoqën të fshiheshin nga paparacët ndërsa sigurimi i nxori ata nga restoranti.
DiCaprio kishte veshur atlete të bardha, xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një kapele bejsbolli dhe maskë që fshihte pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ndërsa Hadid kishte veshur një bluzë të shkurtër, një xhaketë lëkure dhe një shall blu që e përdori për të mbuluar fytyrën e saj.
Aktori i “Titanic” 48 vjeç dhe modelja 27 vjeç u panë për herë të parë bashkë në shtator gjatë Javës së Modës. Page Six raportoi ekskluzivisht se dyshja po shijonte shoqërinë e njëri-tjetrit në një festë në papafingo në Soho dhe u pa gjithashtu në Casa Cipriani.

Një burim i tha Page Six se ata “po njiheshin me njëri-tjetrin” dhe po i merrnin gjqrat shtruar. Ata shpesh herë kanë qenë të shoqëruar me miq dhe disa herë vetëm.”
Fituesi i Oskarit u pa rastësisht në Milano në të njëjtën ditë kur Hadid ishte pjesë e sfilatës së modës Versace Pranverë/Verë 2023.

Ai është parë edhe në të njëjtin hotel, Royal Monceau, ku ka qëndruar edhe Hadid gjatë Javës Së Modës.
Dhe muajin e kaluar, çifti u pa përsëri, në një festë të organizuar për Halloëeen në Brooklyn Navy Yard.

DiCaprio së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 48-të me një festë të madhe në një rezidencë private në Beverly Hills. Të ftuarit e famshëm përfshinin Bradley Cooper, Kate Hudson, Mick Jagger, Jamie Foxx, LeBron James dhe Rami Malek. Por Gigi nuk u pa asgjëkundi.
DiCaprio u nda me të dashurën e vjetër Camila Morrone në gusht – vetëm një muaj pasi modelja mbushi 25 vjeç .
Hadid ka qenë më parë në një lidhje me ish-yllin e One Direction, Zayn Malik, me të cilin ndan dhe një vajzë, Khain./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: