Në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur turk 8 vite më të ri, surprizon modelja e famshme shqiptare

Heidi Lushtaku, një nga modelet më të njohura në vendin tonë, duket se ka lënë pas krahëve ndarjen nga ish i dashuri i saj  boksieri, Robin Krasniqi. Boksieri dhe modelja ishin së bashku në një lidhje për më shumë se 4 vite para ndarjes së tyre në vitin 2020. Në fillim të këtij viti Krasniqi kurorëzoi dashurinë e tij në fejesë me modelen Marigona Krasniqi.

Heidi Lushtaku 1
 

Por bukuroshja shqiptare duket se nuk është larguar nga bota e sportit përsa i përket jetës së saj personale. Ajo tashmë ka nisur tashmë një lidhje dashurie me futbollistin turk,

Merih Demiral Juventus 1566312061 24836
 

Futbollisti, i cili është 8  vite më i ri se Heidi, momentalisht luan për Atalantan në serinë A të Italisë. Lajmin për lidhjen e tyre fillimisht e zbuluan mediat e huaja, ku thuhet se Demiral këto kohë e ka mirëpritur partneren e tij në Zvicër.

 

Heidi
 

Ka qenë Heidi ajo e cila ka ndarë një pozë të bërë në shtëpinë e të dashurit të saj, në llogarinë e saj në “Instagram”, e dhënë kjo që i ndihmoi mediat në zbulimin e tyre.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb