Në kulmin e sezonit turistik, kur bizneset duhet të jenë të përqendruara te pritja e pushuesve dhe ofrimi i shërbimit, Task Forca e Tatimeve zbarkon për kontrolle. Jo në një periudhë të qetë të vitit, por pikërisht në ditët më të ngarkuara të sezonit veror, kur komplekset, hotelet dhe plazhet janë plot me turistë.

Në terren kanë dalë edhe në ditë pushimi inspektorët Besnik Dalliu, Elton Ndoci dhe Andi Hajdari, të cilët janë urdhëruar të kryejnë verifikime në subjektet e turizmit.

Screenshot 79
Screenshot 79
Screenshot 78
Screenshot 78

Por, a është ky momenti i duhur?

Bizneset thonë se edhe në rastet kur i gjithë dokumentacioni rezulton në rregull, u janë marrë kompjuterët, duke i lënë pa mjetin kryesor të punës. Si do të lëshohen faturat? Si do të regjistrohen shitjet? Kush do të mbajë përgjegjësi për humbjet ekonomike që shkaktohen në kulmin e sezonit?

Nëse qëllimi është mbështetja e turizmit, veprime të tilla japin mesazhin e kundërt. Biznesi ka nevojë për kontroll, por edhe për proporcionalitet, profesionalizëm dhe respekt.

Vetë Kryeministri ka deklaruar se administrata tatimore nuk duhet të sillet si bandë ndaj biznesit, por të jetë në shërbim të tij. Pikërisht për këtë arsye lind pyetja: a përputhen këto kontrolle, të zhvilluara në kulmin e sezonit turistik, me këtë filozofi? Kur bizneset përballen me veprime që u bllokojnë aktivitetin në ditët më të ngarkuara të vitit, rreziku është të dëmtohet turizmi më shumë se sa të luftohet evazioni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb