Shqipëria u mund 0-2 nga Anglia, në ndeshjen e fundit kualifikuese të botërorit. Pas sfidës, mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani u shpreh kështu:

“Për 70 minuta luajtëm si të barabartë. E dinim se ishte një rrezik, se do mundoheshin që të bënin të vështirë mesfushën.

Ndeshja sot na ndihmon shumë për play off-in, sepse aty do tregojmë dhëmbët përballë kundërshtarëve. Sot kemi vrapuar shumë, por kundërshtari kishte cilësi tepër të mira”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb