TIRANE

Shqipëria vijon të mbetet një ofertë tërheqëse për të huajt, të cilët vijnë të organizuar nga agjencitë ndërkombëtare.

I ftuar në News24 në programin Vila24 eksperti i turizmit Besnik Vathi bëri një pasqyrim të situatës në prag të fillimit të sezonit turistik veror 2024.

“Në tregti ekziston fjala “nuk ka ”, kështu do ketë vende për të gjithë turistët si brenda dhe jashtë vendit. Turistët shqiptarë këtë vit nuk kanë si destinacion të vetëm Shqipërinë, por dhe vendet e tjera të botës të cilat vijnë me kosto më të ulëta për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve. Unë sugjeroj rezervime në avancë pasi kanë avantazhin e zgjedhjes së hotelit të dëshiruar, e zgjedhjes së destinacionit të preferuar me kosto të ulta”- tha Vathi për News 24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb