SHBA 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë që të regjistrojnë shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus dhe po ashtu edhe të vdekur, për shkak të Covid-19.

Shumë njerëz janë duke mbushur spitalet në SHBA, duke ngritur alarmin në mes të stafeve shëndetësore. Pasi goditi qendra të mëdha të njohura metropolitane, sidomos Nju Jorkun, tani Covid-19 po përhapet edhe në zona rurale, të tilla si Kansas City, raporton Reuters.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Madje, në spitalet e vendeve periferike të SHBA ka mungesë të personelit, e ndonjëherë edhe të shtretërve, për shkak të numrit të lartë të pacientëve. Një zonë tjetër ku Covid-19 po bën namin është edhe ajo midis Ohajos dhe Dakotas. Në këto rajone, rastet e raportuara me Covid-19 janë dyfishi i atyre që njoftohen në zona të tjera amerikane.

Për javën që përfundoi më 19 nëntor, Dakota e Veriut raportoi mesatarisht 1 769 raste të reja ditore për 1 milionë banorë.  Dakota e Jugut regjistroi gati 1 500 për milion banorë, Uisconsin dhe Nebraska rreth 1 200, dhe Kansas gati 1000.

Zyrtarët e spitalit në Miduest thanë për Reuters se janë në kapacitetet që lejohet. Presidenti  Trump shpesh ka mbajtur tubime sup më sup në Midwest dhe gjetkë dhe i ka trajtuar maskat si çështje personale. Edhe pse ai nuk është më president i SHBA-ve, gjasat që situata të ndryshojë nuk janë aq të dukshme.

Ekspertët e shëndetësisë shprehen se ndihen thellësisht të trishtuar, për faktin se ka nga ata amerikanë që duan të festojnë festa të caktuara, ku ka grumbullime të mëdha të njerëzve në turma.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb