Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një takim me anëtarë të udhëheqjes së lartë të Rusisë, si dhe përfaqësues të qeverisë dhe administratës presidenciale, si pjesë e përgatitjeve për takimin e ardhshëm me një delegacion amerikan në Alaska më 15 gusht , njoftoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Në fjalimin e tij, Putin pranoi se administrata amerikane po bën përpjekje mjaft aktive dhe të sinqerta për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Ju kërkova të mblidheni sot për të na informuar rreth fazës në të cilën ndodhemi për takimin me administratën aktuale amerikane, e cila, siç e dinë të gjithë, po bën përpjekje mjaft aktive dhe të sinqerta për të ndaluar armiqësitë, për t’i dhënë fund krizës dhe për të arritur marrëveshje që janë në interes të të gjitha palëve të përfshira në këtë konflikt, me qëllim krijimin e kushteve afatgjata të paqes midis vendeve tona, në Evropë dhe në botë në tërësi.Sidomos nëse arrijmë marrëveshje në fushën e kontrollit strategjik të armëve ofensive në fazat e ardhshme”, tha presidenti rus.
Putin do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump më 15 gusht, në takimin e parë të udhëheqësve të dy superfuqive që nga vera e vitit 2021.
(BalkanWeb)
