JAPONI-Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shpërndau Dhomën e Ulët të Parlamentit, përpara zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet, të shpallura të hënën, një vit para kohe, do të mbahen më 22 tetor.

Abe kërkon mandat të ri në kohën e krizës së vazhdueshme bërthamore të Korsë së Veriut.

Ai po ashtu pritet të përfitojë nga vlerësimet e fuqishme për të dhe nga një opozitë në rrëmujë.

Abe është bërë kryeministër në vitin 2012, ndërsa Partia e tij Liberal-Demokrate udhëheq koalicionin qeverisës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: