Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare.

Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta e 88

Ditën e djeshme qytetarët u mblodhën sërish para Kryeministrisë.
Pasi përfundoi sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish iudrejtua Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të nisur marshimin përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.

Me mijëra qytetarë mbuluan rrugët e Tiranës me simbole dhe flamuj kuqezi, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë rezistence.

Protestuesit brohorisnin parulla të forta kundër mazhorancës dhe kryeministrit. Koret si “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” ushtuan në çdo rrugë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb