Lautaro Martinez duket se më në fund ndjehet gati për tu rikthyer së qenuri protagonist me Interin. Pas një forme jo të mirë mes dëmtimesh, lodhjes për shkak të mbingarkesës në aktivizimet me zikaltrit dhe kombëtare argjentinase, si dhe një formë aspak të mirë të shprehur në fushën e blertë, që ka shkaktuar shumë zhurmë dhe debate lidhur me rendimentin e tij, Lautaro duket se ka rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati për të ndihmuar skuadrën me golat e tij.
Në ndeshjen e së shtunës ndaj Cagliarit, Lautaro do të jetë titullar, duke marrë rolin kryesor në formacion. Kundërshtarët nuk janë të lehtë, por argjentinasi ka një rekord të shkëlqyer kundër sardëve, me 11 gola në 11 përballje.
Stafi teknik po shqyrton mundësitë për partnerin e Lautaros në sulm, me trajnerin Chivu, që mund të mbështet jo vetëm tek sulmuesi francez Marcus Thuram, por edhe tek dyshja Bonny e Pio Esposito, që në ndeshjet e fundit kanë treguar se janë të gatshëm të bëjnë mire e të japin maksimumin sa here që thirren për të zbritur në fushë.. Pas ndeshjes në Sardegna dhe asaj ndaj Cremoneses Inter do të luajë ndeshje të forta gjatë muajit tetor si ato ndaj Romës, Napolit dhe Fiorentinës , që do të jenë testet e para të mëdha për sezonin.
Ndaj rikthimi i kapitenit Lautaro Martinez në formën e tij më të mire do të ishte një bonus për skuadrën zikaltër dhe teknikun Crstian Chivu për vijueshmërinë e sezonit.
