Romelu Lukaku është në garë me kohën për të bërë debutimin e tij në Botëror. Sulmuesi i Inter humbi sfidën e parë kundër Kanadasë, por nuk pritet të jetë nga minuta e parë as kundër Marokut, gjendja e tij fizike nuk është ende në kushte ideale.

Trajneri Martinez shpreson që Lukaku të rikuperohet në kohë pasi për skemat e tij është shumë thelbësor:

Lukaku
Lukaku

“Romelu është stërvitur vetëm dy herë me grupin, duhet të presim dhe të shohim se si do reagoj. Gjithsesi, nuk pres që ta nis nga fillimi kundër Marokut. Duhet të ndodh një mrekulli mjekësore për t’ia dalë”, u shpreh Maretinez
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb