Mungon vetëm njoftimi zyrtar dhe Mason Mount do të jetë një lojtar i ri i Manchester United. Mesfushori anglez, i cili nuk ka rinovuar kontratën me Chelsean dhe për rrjedhojë është i lirë, ka kaluar sot vizitat me Djajtë e Kuq dhe me siguri do të anoncohet nesër si një përforcim i ri për skuadrën e Erik Ten Hag.

Mount do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare. Futbollisti do të fitojë 250,000 £ në javë, të cilat me bonuse mund të rriten në afro 300,000 £.24-vjeçari, përveç përvojës katërvjeçare te Blutë e Londrës ka luajtur më parë në Eredivisie të Holandës për Vitesse ndërsa ka veshur fanellën e Derbyt në Championship!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb