Armando Broja është gjithnjë e më larg Chelseat. Blutë e Londrës duan të shesin përfundimisht futbollistin shqiptar, pas disa “shtegtimeve” në skuadra të ndryshme.

Interesimi për sulmuesin kuqezi nuk mungon, por vetëm kaq, pasi aktualisht në zyrat e gjigandëve të Premier League nuk ka mbërritur ende një ofertë bindëse.

Chelsea i ka caktuar edhe çmimin Brojës. Kushdo që dëshiron shërbimet e 23-vjeçarit, duhet të paguajë  25 milionë paundë.

Muaji gusht do të jetë vendimtar për Brojën, teksa me shumë mundësi atëherë do të kuptohet më shumë për të ardhmen e tij.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb