Vllaznia ka aktualisht dy lojtarë në provë. Tom Sitel dhe Mert Kurt janë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa po vëzhgohen nga Edi Martini.

Tom Sitel ishte për herë të fundit pjesë e Strasburg B në ligën e pestë franceze. Sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur me ekipin U-17 dhe U-18 të Francës. Gjatë kësaj kohe ka ndarë fushën edhe me yllin e ri të PSG-së, Desire Doue.

Mert Kurt mbërrin në Shkodër nga Polatli 1926. Këto të fundit luajnë në ligën e katërt turke. 22-vjeçari është po ashtu në sulm, ndërsa ndryshe nga Sitel që është anësor, aktivizohet në qendër.

Më parë Kurt ka luajtur edhe me Besën. Mbetet për t’u parë cili do jetë vendimi i stafit teknik për të ardhmen, ndërsa fokusi është te Vikinguri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb