Në vetëm tri javë, Partizani zhbën gjithçka të mirë kishte bërë deri më tani. Në këtë vit, në tre ndeshje, të kuqtë kanë marrë vetëm një pikë, 2 humbje një barazim, shifra negative që patën një efekt të menjëhershëm në tabelën e klasifikimit, jo vetëm dorëzuan kreun, por tashmë e shohin Tiranën 4 pikë larg.

Nga hero pas suksesit në derbi, Colella e sheh veten në bankën e të akuzuarve, ish figura të klubit bëjnë përgjegjës italianin. Këtë herë, pas humbjes kundër Teutës, edhe Colella nuk u përpoq të gjente justifikime, por pranoi verdikin, në sytë e tij kjo ishte një ndeshje ku gabuan në gjithçka.

Ecuria jo pozitive këtë vit, por dhe largimet me shumë peshë të Skukës dhe Bitrit ndërlikojnë ndjeshëm objektivin e tyre kryesor, titullin kampion.

Ajo që shqetëson më shumë është fakti që të kuqtë kanë pësuar 21 gola në 18 javë, me shumë se një gol për ndeshje. Nuk po gjejnë qetësi as në lidhje me portën, Rexhepi apo Hoxha mbetet një temë e nxehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb