Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në fjalën e mbajtur gjatë tubimit të organizuar para Kuvendit, u shpreh se Rrjolli po shkruan historinë e protestave në mbrojtje të pronës së tyre.
Shehaj tha se ndërkohë që banorët përplasen me oligarkët, partitë politike nuk i mbrojnë.
“Nuk ka resort në jugun e Shqipërisë që mos të ketë politikanë e ministër pa një vilë.
Ajo që po ndodh në Rrjoll tregon se shqiptarët e kanë shpirtin e protestës. Por smund ti kërkojmë të protestojnë për interesin e politikanëve. Po bëjnë historinë e protestave në Rrjoll, do tja dalin, na kanë në krah”, tha Shehaj.
Agron Shehaj: Jemi në 2026 dhe prona vazhdon të vidhet. Por sot po ju vidhet prona dhe atyre që kanë certifikata pronësie. Partia “Mundësia” në krahun e qytetarëve që luftojnë për të mbrojtur pronën.
Ndërkohë që ju përplaseni me oligarkët, partitë politike janë me ata, nuk ka resort në jugun e Shqipërisë që mos të ketë politikanë e ministër pa një vilë.
Ajo që po ndodh në Rrjoll tregon se shqiptarët e kanë shpirtin e protestës. Por smund ti kërkojmë të protestojnë për interesin e politikanëve. Po bëjnë historinë e protestave në Rrjoll, do tja dalin, na kanë në krah.
Kjo është historia e pronarëve që nuk i është kthyer prona.
