Deputeti i Partisë ‘Mundësia’, Erald Kapri ka qenë i ashpër me fjalën e tij në Kuvend teksa po flitej për pr.rezoltën e cilësoi atë një nismë servile.
Po ashtu Kapri tha se Rama po tenton të shpëtojë fatin e saj politik.
“Kjo rezolutë do të merrte shumë kuptim nëse kjo qeveri do të sillej si perëndimore, para se të sillte rezoluta servile të këtij lloji. Ka një vlerë për t’i dhënë botës se Shqipëria është pjesë e perëndimit, por në fakt është për të shpëtuar fatin politik të Ramës. Se e dimë se ça do ndodhë së shpejti. Do që të sillet servil para botës. Ne bëjmë rezolutë për Iranin që na ka sulmuar dhe asnjë nga maxhoranca nuk ka kërkuar që të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Cca i kemi bërë ne vetes me AKSHI-n, s’na e ka bërë Irani. Ka dy muaj që ndodh një protestë në një fshat katolik në veri të vendit. A keni parë si policë privat me shkopa gome me kapuçë të zinj rrahin banorët si gardianët islamikë. Asnjë s’ka folur nga ju. Ju flisni për një Shqipëri perëndimore, ku çmimi i naftës rritet pa bllokuar ngushtica e Hormuzit, apo ku njerëzit dënohen se lëvizim me monopatina. Kjo s’është Shqipëri perëndimore! Nëse do të ishim vend perëndimor, nuk do të vendosnim mbrojtje politike siç bëtë me Ballukun.Rama ka vendosur që integrimi i vendit mos të kalojë nga BE, por nga Beogradi.”, tha ai.
