Në Shënjestër
Elvis Dërvishi bisedon me Eldjon Alushaj.
‘Ai Fadili ka folur vëlla për atë muhabetin. Dyshoj thotë se ma kanë bërë ata të tre, unë, Vullneti dhe Erjoni. Ka helmuar dynjanë’.
Në vijim, pasi Elvis Dërvishi e pyet se si shkoi puna e shoferëve dhe a rrezikonin shumë burg, Eldjon Alushaj i thotë se ata nuk kanë folur fare. Gjithashtu, ata kanë thënë se makina kishte flori dhe jo drogë.
Më pas Eldjoni i thotë Elvisit se kanë bërë mbi 40 rrugë dhe asnjëherë s’u ka dalë ndonjë problem.
Elvis Dërvishi, apo ‘Visi i Doganës’, siç i drejtohen krerët e grupit kriminal, raporton te këta të fundit edhe në vazhdim si t’i kishte shefat e tij.
Sikundër është edhe kjo bisedë e datës 8 Tetor 2020, ku ai i komunikon Eldjon Alushajt, se i ka dalë urdhëri për të shërbyer në Shkodër.
Dërvishi që rezulton se nga periudha 20 Maj 2019 deri më 14 Tetor 2020 ka shërbyer në Komisariatin e Policisë Kufitare, Sarandë.
Dhe më tej deri më 1 Mars 2024 figuron se ka ka shërbyer në Policinë Kufitare dhe të Emigracionit në Shkodër.
Nga ku del se ai ka edhe një vëlla që gjatë kësaj kohe punon në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.në Sektorin e Qarkullimit Rrugor.
8 Tetor 2020
Elvis Dërvishi i shkruan Eldjon Alushaj
‘O vëlla më doli urdhëri për andej lart mua, në Shkodër. Më erdhi keq që po iki, po ça t’i bësh kësaj pune’.
Ndërkohë që Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj, e kanë si pikë referimi Elvis Dërvishin, të cilit i referohen edhe në vazhdim si ‘Visi i Doganës’
Një tjetër oficer policie që del në këto biseda si i përfshirë në mënyre aktive me organizatën kriminale të drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj, është edhe Ervis Alisinanaj.
Edhe ky përdorues i Sky Ecc,
Alisinanaj i cili nga muaji Dhjetor i vitit 2019 deri në muajin Korrik të vitit 2021 ka shërbyer në pozicionin e oficerit të Policisë pranë Komisariatit të Policisë Sarandë.
Por njëkohësisht edhe si shërbëtor i përulur i grupit të strukturuar criminal.
Sikundër është edhe kjo bisedë që mban datën 17 Shtator 2020, ku Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj, i shprehin shqetësimin në lidhje me arrestimin e Xhino Zebit, anëtarit të grupit të tyre kriminal.
Që del se merrej me magazimin e drogës së Kristo Qiricit dhe Eldjon Alushajt. Xhino Zebi që pasi është pyetur nga OPGJ, përfundimisht shoqërimit të tij është urdhëruar nga Shefi i Seksionit të Krimeve. Elvis Alisinanaj.
Që del se kishte njohje të mëhershme me Eldjon Alushaj.
Bisedat Sky Ecc
Kristo Qirici bisedon me Eldjon Alushaj
‘Mjes daku, ca bëre. Kanë kapur Xhinon me pistoletë. Kan kapur dhe atë kushon e tij, atë të voglin. Takuam Visin, ta mbajë ai i vogli, 15 vjeç, dhe ta nxjerrim tha Xhinon. I thamë sa lekë duhen vetëm nxirre.
Eldjoni i shkruan përsëri Kristos
‘Doli Nojzi. Nga darka takojmë Visin t’i themi sa u bën puna’.