Në Shënjestër

Pjesa e Dytë

Por komunikimet midis grupit kriminal vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim ku ata përgatiten për të tjera goditje në trafikun e lëndëve narkotike.

Siç është edhe kjo midis njërit prej anëtarëve kryesorë të organizatës, Benci Toska, më datë 1 Korrik 2020 më Kristo Qiricin. edhe ky i arrestuar për llogari të SPAK.

Biseda gjatë të cilave të dy diskutojnë në lidhje me organizimin e udhëtimeve me rulot, ku Benci shprehet se ka siguruar 2 automjete franceze dhe dy gjermane.

Dhe se sivjet janë për punë, duke nënkuptuar trafikimin e lëndëve narkotike edhe në Evropë.

Benci Toska i cili është një nga pjesëtarët më aktiv të grupit kriminal që del se gjatë viteve 2016-2017, ka kryer një dënim në burgun e Peqinit në të njëjtën kohë kur në këtë institucion po kryente dënimin edhe Eldjon Alushaj.

Koha kur mesa duket ka nisur edhe njohja midis tyre.

Bisedat Sky Ecc

Eldjon Alushaj: ‘Unë rashë në burg dhe ti ke bërë burg dhe ti e di shumë mirë gjërat si janë’.

Por Benci Toska nuk mban kontakte vetëm me Eldjon Alushaj që duket se e ka futur në këtë lojë.

Por edhe me Kristo Qiricin.

Të cilin e mban në korent për çdo zhvillim në lidhje me punët që po bëjnë në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht në Evropë.

Bisedat Sky Ecc

Benci Toska bisedon me Kristo Qiricin

‘Çfarë kujton ti se kam ndejtur kot unë. Deri më 30 Gusht i kam prenotuar makinat,

2 franceze, 2 gjermane, të paguara çdo gjë. Tani vetëm gazzzz.

Këtë vit është nëndetësja. ja kemi ndërruar emrin. Nuk njohim stop vëlla, se jemi turista në Francë ne këtë vit. Oui?

Dogana këtë vit është mali San Sebastian. Kaq.

Vetëm disa ditë pas kësaj bisede tejet i entuziasmuar Benci Toska njofton Kristo Qiricin se janë gati për një tjetër sulm që lidhet me organizimin e trafikimit të një sasie narkotikësh të llojit ‘cannabis sativa’ me çmimin 1.4.

Bisedë gjatë të cilës Benci shprehet se në banesë ka sasi të ndryshme narkotikësh, ndër të tjera 40 kilogram kannabis sere dhe 30 kilogram kannabis të llojit ‘amnesia’

Bisedat Sky Ecc

Kam edhe vetë 70 kile në shtëpi vëlla super. do e bëjmë si duhet këtë herë. 40 kile i kam kështu ‘serre kritikal’, 30 i kam ‘ammesia serre’.

Por teksa punët duken se po u shkojnë mirë, me dy italianët që kanë mbetur prej muajsh në burg në pritje të daljes përpara gjykatës nuk duken se shkojnë edhe aq fjollë.

Pasi ndërsa duket se për momentin kanë kyçur gojën, ata nuk janë shpërblyer për heshtjen.

Dhe pa para rrezikojnë shumë vite të kaluara në qeli.

Kontakte me ta që duket se i mban Benci Toska

Bisedat Sky Ecc

18 Janar 2021

‘O vëlla për zotin s’di si të ta shpjegoj më që kemi 3 muaj që nuk i çojmë lekë atyre dhe për zotin ajo goca do na spiunojë.

Ka gjyqin në mars dhe nuk i kemi bërë akoma kërkesën’.

27 Janar 2021

‘O vëlla ato nuk i çova unë atje. I çuat ju. Tani ata kanë 1 130 kile në kurriz, 25 vjet burg. Nuk thanë një llafe për asnjë, dhe ti thu çfarë të bësh.

Tani merrem unë me Lukën për një gjë që as nuk doja ta bëja. Nuk e meritoj unë këtë mospërfillje nga ana jote’.

Eldjon Alushaj i shkruan Benci Toskës.

‘Po ça duhet të bëj. Po pse me kontratë i kisha unë, që s’do bien në burg. Apo nuk e  dinin ça pune po bëjnë, se s’po kuptoj tani’.

Por edhe pse është transferuar në Shkodër me punë si oficer policie, Erdit Hazizaj, kujdeset edhe aty që Kristo Qiricit t’i shkojnë punët si duhet, me lidhjet që ky i fundit ka në këtë qytet.

Bisedat Sky Ecc

Erdit Hazizaj bisedon me Kristo Qiricin

‘Kam marrë një pune andej nga Shkodra.

Mos kemi ndonjë përplasje me ata shokët e t’u dhe të them.

‘Ishin ca emra nga Dobraçi, aty e kanë lagjen ata?

‘Aty më duket se janë. Shife dhe më thuaj, Gencin dhe Dorin i kemi aty’.

Por oficerët e policisë nuk kujdesen vetëm që grupi kriminal i drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj, t’u krijojnë lehtësira në akse nacionale dhe në pika kufitare ku shërbejnë, por edhe marrin në patronazh dhe parcelat e kanabisit që kjo organizatë ka mbjellë në zonën e jugut të Shqipërisë.

Siç është edhe kjo bisedë ku Elvis Dërvishi pyet Kristo Qiricin, se në cilën zonë dëshiron të mbjellë që ta ketë më të lehtë kalimin më pas të tonelatave me kanabis sativa.

Duke i ofruar si garanci edhe vëllain e tij që thotë se e ka shef qarkullimi në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.

Bisedat Sky Ecc

9 Prill 2020

Elvis Dërvishi komunikon me Kristo Qiricin.

‘Në çfarë zone ke qejf me mbjell se kam vëllain shef qarkullimi dhe e ka mirë me Drejtorin e Gjirokastrës.

Në Përmet më the?

Vallaj vetëm me byrazerin tim, që është shef sektori qarkulllimi, se e ka mirë me drejtorin e Gjirokastrës.

Por Elvis Dërvishit nuk e mbyll këtu devotshmërinë e tij ndaj Kristo Qiricit.

Pasi ai e njofton këtë të fundit në lidhje me çdo lëvizje të policisë që mund të dëmtojë sadopak grupin dhe të mbjellat e tij. Siç është edhe kjo bisedë e datës 6 Maj 2020, ku oficeri i policisë e paralajmëron Qiricin, në lidhje me një aksion të operacionales, që kishin disa ditë që kishin mbërritur në Sarandë.

Elvisi që do pyeste një kushon e tij që punonte te Operacionalja, se ku do t’a vendosnin GPS.

Dhe pasi ta mësonte do njoftonte menjëherë Kristo Qiricin.

Ndërsa më 17 Maj 2020, grupi i Kristo Qiricit bëhet sërish gati të kalojë një tjetër furgon me kanabis sativa në doganën e Qafë Botës.

Të ndihmuar edhe këtë herë nga Elvis Dërvishi.

Ku duket se sërish pengesë është kthyer Fadili, ashtu si në rastin e rulotit me drogë që kaloi më datë 7 Mars po në këtë pikë kufitare.

Kri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb