Pamjet që shihni tregojnë luftimet e ashpra në Rripin e Gazës. Hamasi ka nxjerrë një video ku shihen militantët e këtij grupi duke shkrepur raketa mbi mjetet e blinduara izraelite që po marrin pjesë në luftime nëpër lagje të banuara.

Në video shihen pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam, duke zhvilluar luftimet nëpër rrugë në lagjen Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës.


Pjesëtarët e Hamasit kanë përdorur raketa Yassin-105 që janë prodhuar brenda Rripit të Gazës.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, ka njoftuar sot se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës nga 7 tetori ka shkuar në mbi 10 mijë. Në mesin e të vrarëve janë 4.237 fëmijë dhe 2.717 gra. Më shumë se 25 mijë tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Gazë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: