Në parlamentin grek është ngritur alarmi për një sulm hakerash. Mediat greke shkruajnë se sulmi ka ndodhur ditën e djeshme dhe se u tentua të vidhnin informacione nga web-email-i i parlamentit.
Gjithsej 60 email-e të deputetëve, redaktorëve si edhe të punonjësve në parlament u vunë në shënjestër.
Ndërkohë sipas informacioneve bëhet me dije se shërbimi i Kuvendit për të parandaluar hakerimin, ka bllokuar menjëherë të gjitha sistemet elektronike, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve Kibernetike po hetojnë çështjen.
Gjithashtu veç deputetëve, janë sulmuar edhe spitalet e mëdha në Atikë, Sotiria dhe Asclepieion e Voula ditët fundit.
Pra përveç parlamentit u tentua të hakerohehsin edhe spitalet.
Sulmi thuhet se u parandalua , ndërsa tashmë mbetet për tu parë nëse kanë arritur të hyjnë në njësitë spitalore.
(BalkanWeb)
