Revolta para Kryeministrisë ka vijuar me fjalime të ashpra që kanë prekur themelet e funksionimit të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Një burrë, i pranishëm në protestë, ka marrë fjalën duke lëshuar akuza të rënda dhe duke e cilësuar situatën aktuale në vend si një “tradhti kombëtare”.

Sipas tij, qeveria ka shkatërruar qëllimisht tri shtyllat kryesore që mbajnë në këmbë një komb: familjen, drejtësinë dhe ekonominë, duke instaluar një sistem që ai e krahasoi me bandat dhe diktaturën.

“Në Shqipëri ka ndodhur tradhti kombëtare! Tri shtyllat që mbajnë një komb janë familja, drejtësia dhe ekonomia. Familjen e shkërmoqën, e shkatërruan me lloj-lloj ligjesh. Sot familjet shqiptare vuajnë. Sistemi i drejtësisë që nga viti 1945, çfarë sollën? Bandë e sistem pushteti! Poshtë diktatura që sundon Shqipërinë tonë të bekuar!” deklaroi ai me tone të ashpra para turmës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb