Deputeti i Partisë së Lirisë Perit Vasili, ka bërë me dije se Transperany International ka publikuar një lajm ku mes vendeve të cilat dyshohet se janë financuar nga Rusia, është edhe Shqipëria.

Në lajmin e shpërndarë nga Vasili në Facebook, thuhet se Moska ka shpenzuar që nga viti 2014 rreth 300 milion dollarë për të blerë influencën në vende të tjera.

“Të mërkurën dolën lajmet se qeveria ruse mund të ketë shpenzuar rreth 300 milion dollarë që nga viti 2014, për influencimin e zgjedhjeve dhe për blerjen e influencave politike jashtë vendit.

Disa nga shtetet e ndikuara përfshijnë Shqipërinë, Malin e Zi, Madagascarin dhe mundësisht Ekuadorin, i përfshirë është edhe një shtet në Azi emri i të cilit nuk është bërë publik”, thuhet në postim.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb