Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ishte sot në Neës24 ku foli në lidhje me situatën aktuale politike dhe atë çfarë prite të ndodhë në shtator.
Ai u shpreh se në shtator Grupi Parlamentar i PD duhet të jetë më aktiv ndërsa duhet të ketë një shtim të komunikimeve edhe faktorin ndërkombëtar, edhe pse një gjë e tillë ka ndodhur edhe tani.
“Çdo ditë kemi komunikim me median dhe publikun. Çdo ditë është faktuar edhe më tej tjetërsimi i votës përdorjes së grupeve kriminal dhe keqpërdorjes së administratës për zgjedhjet e 11 majit. Takimet ndërkombëtare kanë vijuar, impenjimet me zonat tona kanë vijuar.
Shtatori kur nis edhe një cikël i ri parlamentar, kërkon një rritje të energjisë dhe forcave të motorave të opozitës. Shkojmë në shtator me një sistem që po degradon drejt diktaturës dhe me përkeqëm të demokracisë dhe sistemit të vlerave.
Regjimi nuk mundet me votë por me revoltë popullore. Kemi në përkeqësim të nivelit të demokracisë. Grupi parlamentar i PD duhet të jetë aktiv. Duhet të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë dhe armët që kemi në dorë si dhe të forcojmë lidhje me ndërkombëtarët.
Në shtator duhet të jemi më aktivë, edhe pse Berisha gjithë këtë kohë ka qenë aktiv çdo ditë”, tha ai.
Zoti Shehu u ndal edhe në draftin e prezantuar për Kodin e Ri Penal, të cilin e quajti një katastrofë dhe paçavure që duhet të përfundojë në plehra.
“Drafti për Kodin e Ri Penal, një katastrofë e plotë, duhet të hidhet në koshin e plehrave. Eksperiment i dështuar për të matur pulsin, tërhequr vëmendjen, për të krijuar mjegullnajë nga ajo që ndodhi më 11 maj dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në tërësi. Nuk dua të humb kohë me atë paçavure”, tha ai.
