Policia ka publikuar pamjet nga operacioni antidrogë “Blic 34” i zhvilluar gjatë orëve të natës dhe mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Në video shihen momentet e arrestimit të disa prej personave që u vunë në pranga, nga 34 urdhër-arrestet e lëshuara.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në një konferencë për shtyp njoftoi se në kuadër të operaconit “Blic 34” u ekzekutuan 27 masa “Arrest me burg” për veprat “prodhim shitje narkotikësh”, vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë.

U sekuestruan:

3.4 kg kokainë
150 doza heroinë
500 ekstazi
12 kilogramë kanabis
10 automjete

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb