Ish-prokurori Eugen Beçi, i ftuar në “Oponencë”, u shpreh se e fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri ka mbaruar dhe po shkojmë tek drejtësia pavarësisht reagimeve të forta politike ndaj veprimeve të SPAK.
Sipas Beçit, Prokuroria e Posaçme nuk po bën asgjë më shumë sesa po formalizon në dosje ato që prej vitesh janë diskutuar publikisht.
Ai theksoi se tashmë është e qartë se krimi i organizuar është futur në politikë dhe e ndihmon atë të qëndrojë në pushtet, duke e trashëguar këtë pushtet ndër vite.
“SPAK po prodhon atë që kemi thënë prej kohësh. Prokuroria nuk po bën asgjë më shumë se sa të konkretizojë në dosje atë që është thënë në kafe,” u shpreh Beçi.
Ai vlerësoi se reagimi i politikës ndaj hetimeve është i pallogaritur mirë, pasi sipas tij, kur u miratua reforma në drejtësi, klasa politike mendonte se do të kishte mundësi kontrolli mbi institucionet e reja.
“Kur 140 deputetët votuan reformën, të gjithë patën shpresë dhe fantazi se do të kishin dikë të tyrin në SPAK,” tha ai.
Beçi shtoi se sot, nga të dyja krahët e politikës, SPAK shihet si një institucion që “i ka dalë nga rreshti”, çka ka sjellë përplasje të pashmangshme me pushtetin politik.
Ish-prokurori deklaroi se ka ndërhyrë një faktor që nuk flet shqip, duke u thënë prokurorëve: vazhdoni detyrën.
Eugen Beçi: Fundi i pandëshkueshmërisë ne po shohim që ka mbaruar dhe ne do të shkojmë tek drejtësia. Nëse pushtetet e tjera do të ndërhyjnë tek pushteti gjyqësor pse po bën detyrën, duke parë se SPAK po prodhon atë që kemi vite që e themi.
Që krimi orgnizuar është future në politikë. ai ndihmon politikën të rrijë në pushtet, ky pushtet trashëgohet. Prokuroria nuk po bën asgjë më shumë se cfarë është thënë në kafe. Të gjitha këto, SPAK i konkretizoi në dosje.
Reagimi i politikës është i pallogaritur mirë sepse kur bëri reformën mendoi se do ketë dikë që do e kontrolloj. Sot që flasim, duket që nga të dyja krahët e politikës, SPAK duket se i ka dalë nga rreshti dhe krijohet patjetër përplasja.
Kur 140 u hodhën për të bërë reformën, të gjithë deputetët patën shpresë e fantazi, menduan se dikë do e kenë në SPAK, do ecim nga linja e Vetingut dhe të gjithë e votuan.
Sot që po flasim, ose ka ndërhyrë një faktor që nuk flet shqip, duke u thënë “vazhdo detyrën”
