Në emisionin “Log” në News24 i moderuar nga Endri Xhafo ishte e ftuar sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho e cila ka treguar disa detaje nga karriera dhe sukseset e fituara deri më sot.

Gjatë bisedës në studio, ajo u shpreh se të gjitha rolet e interpretuara nga ajo ka qënë e vërtetë në të cilat përmbajnë shumë ngjyra edhe nga ana emocionale që përcillen edhe tek publiku.
Më tej Jahu shtoi se artisti duhet të aktrojë me pasion, dhe se pëcjellja e emocionit mund të jetë çelësi i suksesit.

Ermonela Jaho: “Në të gjitha rolet që kam realizuar kam qënë e vërtetë. Ato përmbajnë shumë ngjyra dhe nga ana emocionale e cila mund të përcillet edhe tek publiku.
Një artist që aktron pa pasion, nuk mund të përcjell emocione dhe mund të them se kjo është çelsi i suksesit tim. Unë në një shfaqje kam aktruar edhe pse po kaloja një dhimbje në jetën time. Jam shumë e lidhur me operat pasi aty mund të tregosh edhe ndjenjat që mund të përjetosh”, u shpreh Jaho

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: