Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook për situatën e çmimeve në vend.

Kryeministri shprehet se ditën e sotme dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë kapur me faturë mbi çmimin e caktuar dhe se të dy subjektet janë gjobitur.

Ai gjithashtu thekson se çdo abuzim do të ndëshkohet dhe se nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit

Statusi:

Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit

Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare

276988804 511446077017725 3308692872300949605 N

276993415 511446057017727 5806546085825871548 N

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: