Muaji mars nisi me një tragjedi të rëndë në Greqi, ku pas përplasjes së dy trenave, mbetën të vdekur të paktën 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.

Pamjet nga vendngjarja, detajet, historitë njerëzore janë tronditëse dhe zemërthyese.

“Treni i vdekje” që udhëtonte nga Athina në Selanik, u preu në mes pabesisht jetën pasagjerëve, duke lënë tek familjarët dhe të dashurit e tyre dhimbje të papërshkrueshme.

Mediat greke kanë publikuar emrat dhe fotot e disa prej viktimave, bashkangjitur dhe pak nga historia e jetës që sapo e kishin nisur me partnerët e tyre, apo që ishin në periudhën më të bukur, atë të lidhjes në martesë apo rritjes së fëmijëve.

Por kush ishin disa nga çiftet që “i ndau vdekja”?!

Athina Katsara

5

Athina Katsara dhe bashkëshorti i saj, prindër të një fëmijë 2 vjeç, ishin një nga çiftet pasagjerë në tren. Ajo humbi jetën, ndërsa ai mbeti i plagosur.

Dimitris Massalis

42
42

Dimitris Massalis,  ishte një tjetër viktimë e këtij aksidenti.

“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Udhë të mbarë Dimitri im…”, ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit në rrjetet sociale, bashkangjitur një fotoje ku shfaqen në krahët e njëri-tjetrit.

Anastasia Adamidou

3
3

Anastasia 24 vjeçe,  sapo kishte përfunduar studimet për stomatologji dhe vazhdonte masterin…

“Kemi shkuar në shumë udhëtime bashkë, por tek më i rëndësishmi nuk më more me vete, më ke lënë vetëm dhe tani nuk di çfarë të bëj e si të jetoj pa ty. Ne kishim shumë ëndrra. Kur do të shoh sërish? Ma kthe puthjen që të dhashë. Shpresoj të të kem bërë të lumtur, sepse unë kam qenë i lumtur me ty…”, ka shkruar partneri i saj.

Nikos Nalbantis

2
2

28-vjeçari Nikos Nalbantis, dejtues treni, ishte po ashtu viktimë në këtë aksident të frikshëm. Partnerja e tij Sonia, ka zgjedhur t’i japë lamtumirën në rrjetet sociale duke postuar një foto nga ditëlindja e tij… e si për ironi të fatit torta e tij ishte me figurën e një treni!

“O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur… Më shiko nga atje lart. Të dua përgjithmonë!”

Vaia Bleka

1
1

Infermierja 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve jetonte në Tyrnavos me familjen e saj, dhe ditën e tragjedisë kishte marrë trenin për të shkuar tek bashkëshorti që ndodhej në SHBA…

Por ky takim nuk u bë kurrë, duke lënë pas mall e dhimbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb