TIRANE- Është ndarë nga jeta në një moshë të re një nga personazhet më të spikatur të reality-show “Kafazi i Artë”, Artur Jaku. Ai është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme, ndërsa lajmin e konfirmon një nga miqtë e tij përmes një postimi në Facebook.

Jaku ishte nga Fushë-Kruja, por banonte në Mamurras dhe spikati për sinqeritetin e tij, edhe pse i varfër ai kishte një zemër të madhe. Artur Jaku u shfaq në publik në vitin 2007 dhe që atëherë ai nuk është dukur më në media.
526x297-5QB
Statusi i plotë i Kostandin Pula, mik i Arturit:
ARTUR JAKU R.I.P
A ju kujtohet “Kafazi I Artë 5”? Po Arturi?
Ai sot u çlirua! Lutuni për shpirtin e tij!
Jeta që nuk e donte aspak, por prapëseprapë e përqafoi me forcë, sot u shua…
Tur, vlla, në grahmat e tua të fundit, më kishe kërkuar! Por unë isha larg…
Jo se mendjen nuk e kisha tek ti, por thjesht isha larg…
Në vend të dasmës, që unë mezi e prisja, e ti talleshe sa herë ta përmendja, sot erdha në mortin tënd!
Në vend të tupanave sot kishte vajtica, lot, dhimbje!
Nëna jote që qante me të madhe, dera jote e shtëpisë e mbyllur, dhe njerëzit që të njohën, (ata që të deshën, dhe ata që s’të deshën), me kokën ulur, rrëkëllenin kafenë e hidhur të mortit tënd!
Sot je I lirë Tur! Je I lirë nga dhembjet, hallet, dhe nga gjërat që deshe e nuk deshe. Më thoje që je “Qytetar I botës”.
Unë të them se sot je “Qytetar i Universit”.
Shpirti yt I sinqertë dhe i trazuar u prehtë në paqe!
E sa për shpirtin tim, gjithmonë ke një vend në zemrën time, dhe do të të kujtoj…


Në një kontaktim për JOQ.al, Pula shprehet se Artur Jaku vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

“Kishte kancer në mushkëri. Ka qenë një djalë i jashtëzakonshëm, shumë fukara por i jashtëzakonshëm”- ka thene ai.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: