Kryeministri Edi Rama emëroi Toni Gogun, ministër të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Gogu emërohet në vend të Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit do të jetë kryetar i grupit parlamentar të PS, duke u rikthyer në këtë funksion.

Në zgjedhjet parlamentar të 11 majit, Toni Gogu ishte në listën e hapur të Qarkut të Tiranës dhe nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb