Vendi ynë prej dy ditësh po përballet me reshje intensive shiu. Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi ka treguar detaje nga situata në terren, ndërkohë që në disa akse rrugore ka pasur probleme.
REAGIMI I RAMËS
🚜👷♂️👷♀️ Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara, pa ndërprerje 24 orë🤝
📈Është rritur intensiteti i reshjeve të shiut në juglindje të vendit, ndërsa në orët e para të mëngjesit shiu ka pushuar në veri.
🌨️Reshje dëbore ka pasur në Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë.
⚠️Akset që kanë pasur probleme të rrugës:
📌Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë
Dushaj-Lekbibaj
Sopot-Kam
Qafe Mali-Fierze
Ura e Fanit
Rëshen-Shpal
Shpal-Fushë Arrëz
Hani i Hotit-Dogana Vermosh
Sevaster-Kalivaç
Kukes-Shishtavec.
Shpal-K/Hadroj.
Kukes-Krume
Skuraj-Burrel
Peshkopi-Vasije
📌Në Rajonin Jugor
Lazart
Kardhiq-Delvinë
Lekël-Këlcyrë
⚠️Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore🚨🚔
