Berat Gjimshiti mbetet një nga lojtarët më të mirë të Atalantës. Mbrojtësi kuqezi është në vitin e fundit të kontratës dhe mediat në Itali kanë filluar të shkruajnë për të ardhmen.

Juventus po mendon që të bëjë ndonjë lëvizje në verë për lojtarin, nëse 32-vjeçari lë Bergamon si futbollist i lirë.  Përvoja që mban mbi supe dhe fiziku i Gjimshitit kanë bërë që në Torino të marrin në konsideratë një transferim të mundshëm të tij.

Juventusi nuk do jetë vetëm në garë për shërbimet e Gjimshitit, pasi pas dere qëndrojnë Roma dhe Milani.  Se si do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb