Pas deklaratës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi se në Llakatund të Vlorës ishte gjetur një trup me kokë të prerë dhe ngjarja ishte fshehur, vjen reagimi nga policia. Kjo e fundit përmes një reagimi mohon akuzat e Kryemadhit, ndërsa shtoi se janë skepulime dashakeqe.

“Deklarata e kryetares se LSI sot ne emisionin tuaj, per nje ngjarje te rende te pretenduar se ka ndodhur ne Vlore, eshte teresisht e pavertete dhe me e pakta spekulative e dashakeqese.

Me pergjegjesi, Policia e Shtetit deklaron se nuk ka evidentuar asnje ngjarje te tille. Dhe me tej, nuk ka asnje ngjarje te fshehur”- thuhet në reagimin e Policisë. Sot Kryemadhi në emisionin ‘Open’ deklaroi se ngjarja ishte fshehur nga policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: