TIRANË

Kryeprokurori i Lushnjes, Arbe Dyla doli këtë të martë në seancë dëgjimore publike përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vettingut.

Prokuroria Dyla, i cili u gjend në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe në momentin që policia e arrestoi me urdhër të SPAK pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës, rezulton të jetë hetuar vetëm në një kriter, atë të pasurisë.

Trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli ngriti pikëpyetje të forta në lidhje me pasurinë e kreut të prokurorit.  Sipas Komisionit prokurori ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë  prej 5 vitesh.

Sipas kontratës të lidhur me palëve në vitin 2016,  deri në fund të vitit 2021, biznesmenit duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë eurosh. Si garanci për shlyerjen e shumës, ai kishte lënë një apartament, në të cilin jetonte prokurori, cka bëri të ngriheshin dyshime për një kontratë fiktive.

Ndërsa, u ngritën pikëpyetje lidhur me burimin e parave, Dyla deklaron pagën e tij dhe të bashkëshorttes. Prokurori i kundërshtoi gjetjet e komisionit dhe kërkoi rihapje të hetimit administrativ, ndërsa këmbënguli që të hetohej edhe në dy kriteret e tjera. Seanca e radhës u shty me datë datë 9 shtator ora 10:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb